Zjarret në Izrael, kërkohet ndihmë nga vendet “miqësore”

Bota

Zjarret në Izrael, kërkohet ndihmë nga vendet “miqësore”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:28
Izrael

Tel Aviv po shqyrton mundësinë që të kërkojë ndihmë nga fqinjët “miqësor” pasi vendi u godit nga një valë ekstreme e nxehtësisë dhe zjarreve të mëvonshme që tashmë kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe zhvendosur rreth 3 mijë e 500 njerëz.

Zjarri i madh detyroi të enjten evakuimin e disa qyteteve të vogla në Izraelin qendror. Flakët prekën zonat e pyllëzuara midis Jerusalemit dhe Tel Avivit, me ekipet e zjarrfikësve dhe cisternat e aeroplanëve duke u përpjekur të zmbrapsnin flakët, rreth 22 vetë thuhet se janë hospitalizuar për thithjen e tymit.

Zjarret janë shkaktuar nga temperaturat jashtëzakonisht të larta që u rritën në 37.5 gradë Celsius (99.5 F) afër Jerusalemit dhe madje 43.5 gradë Celsius (110.3 F) jashtë Tel Avivit, sipas Shërbimit Meteorologjik të Izraelit, shkruan RT.
Megjithëse zjarret ishin në masë të madhe nën kontroll nga e enjtja vonë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i udhëzoi Ministrisë së Jashtme të kontaktojë me vendet “miqësore” për të shqyrtuar ndihmën e mundshme.

Ndërkohë që një listë e saktë e këtyre vendeve është ende e panjohur, ambasada izraelite në Moskë e ka konfirmuar edhe Rusinë si një adresë të mundshme për kontaktim.
Moti pritet të vazhdojë të jetë i nxehtë, me temperatura që tejkalojnë 37.8 gradë Celsius në të gjithë vendin të premten.Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat