Izraeli para zgjedhjeve të reja

Bota

Izraeli para zgjedhjeve të reja

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:22
Ilustrim

Izraeli është një hap më afër zgjedhjeve të reja, pasi parlamenti sot miratoi kërkesën preliminare për shpërbërje, ndërsa përpjekjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të formuar një qeveri vazhdojnë të mbeten në qorrsokak.

Parlamenti, megjithatë, ende duhet të presë votimin përfundimtar për shpërbërje dhe të përcaktohet data e zgjedhjeve, raporton Reuters.

Agjencia thotë se votimi nuk ka gjasa të mbahet para së mërkurës, kur skadon afati kohor në të cilin kryeministri duhet të njoftojë se koalicioni qeverisës po e përfundon mandatin e tij.

Zgjedhjet e fundit në Izrael u mbajtën në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat