Rrufeja godet raketën ruse

Bota

Rrufeja godet raketën ruse

Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:46

Raketa ruse ”Sojuz” u godit nga një vetëtimë gjatë nisjes, ndërsa mbante një satelit të destinuar për në orbitë.

Asnjë dëm, vetëm një video spektakolare postuar në Twitter nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Ruse ”Roscosmos”, Dmitry Rogozin.

“Rrufeja nuk është pengesë për ty!” shkroi Rogozin në Twitter.

Rrufeja goditi raketën ”Sojuz”, tip 2-1b, gjatë nisjes së satelitit ”Glonass-M”, që ofron shërbime të navigimit për të mbështetur sistemet ushtarake dhe civile.

Lëshimi u krye nga baza Plesetsk, rreth 800 kilometra në veri të Moskës.

Është shumë i rrallë fenomeni ku vetëtimat godasin një raketë gjatë lëshimit, por nuk është hera e parë që ka ndodhur.

Një precedent i famshëm ndodhi më 14 nëntor 1969, kur rrufeja goditi raketën ”Saturn V” të NASA-s që mbante ”Apollo 12” me tre astronautë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat