Shkon në 40 numri i civilëve të vrarë në Idlib të Sirisë

Bota

Shkon në 40 numri i civilëve të vrarë në Idlib të Sirisë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Bombardimet e fundit në Idlib të Sirisë kanë shkaktuar vdekjen e dhjetë civilëve të tjerë, duke e çuar në 40 numrin e personave të vrarë vetëm në 48 orët e fundit. Këto vdekje u raportuan 24 orë pas paralajmërimit të Kombeve të Bashkuara se shpërndarja e ndihmave në këtë enklavë mund të shtypen.

Shpërthimi më i ri i dhunës erdhi pas vrasjes së 30 civilëve të martën. Kjo është shifra më e madhe e viktimave prej kohës kur regjimi i Damaskut i shtoi sulmet në Idlib në fund të prillit.

Sulmet ajrore të qeverisë siriane dhe aeroplanëve luftarakë rusë kanë shkaktuar një numër të madh të viktimave civile në javët e kaluara, duke e vënë në rrezik marrëveshjen për ndërprerje të luftimeve, e cila ishte arritur me ndërmjetësimin e Moskës dhe Ankarasë në shtator të vitit të kaluar.

Idlibi është enklavë xhihadistësh që kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham. Në këtë qytet banojnë gati tre milionë njerëz. Një numër i konsiderueshëm i tyre u lejuan të shkojnë në shtëpitë e tyre pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim.

Vrasjet e fundit erdhën pasi Ursula Mueller, zyrtare e Kombeve të Bashkuara, e informoi Këshillin e Sigurimit për situatën humanitare në Siri, duke konfirmuar se vetëm gjatë këtij muaji, nga sulmet ajrore dhe bombardimet janë vrarë më shumë se 160 civilë dhe janë zhvendosur rreth 270 mijë njerëz, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat