Salvadori goditet nga një tërmet i fuqishëm

Bota

Salvadori goditet nga një tërmet i fuqishëm

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm prej 6,6 ballë të shkallës Richter goditi bregdetin e Salvadorit sot në mëngjes.

Instituti Gjeologjik dhe Topografik i SHBA njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra larg La Libertad, një periferi e kryeqytetit rajonal Santa Tekla, në juglindje, 65 kilometra poshtë sipërfaqes.

Tërmeti i fuqishëm goditi edhe kryeqytetin San Salvador.

Qytetarët u larguan nga apartamentet me bateri në duar, pasi në disa zona mungon energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat