Trump duket se e pranon që Rusia e ka ndihmuar të zgjidhet president

Bota

Trump duket se e pranon që Rusia e ka ndihmuar të zgjidhet president

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:34
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka pranuar më në fund atë që shumica e dinë që dy vite. Rusia e ka ndihmuar të zgjidhet president.

Në disa postime serike në lidhje me raportin e këshilltarit special Robert Mueller, ku thuhej se asnjë ballafaqim me Rusinë nuk ishte parë në zgjedhjet presidenciale, Trump ndoshta edhe gabimisht iu referua preferencës së Moskës për të në zgjedhjet e vitit 2016.

“Rusia, Rusia, Rusia! Kjo është gjithçka që kemi dëgjuar në fillimin e kësaj gjuetie të shtrigave”, ka shkruar Trump të enjten në mëngjes.

“Tani Rusia është zhdukur pasi nuk kisha të bëja asgjë me faktin që Rusia më ndihmoi të zgjidhesha . Ishte një krim që nuk ekzistoi”

Në këtë fjalinë e fundit shihet se Trump tërthorazi e pranon faktin se Rusia e ndihmoi të fitonte edhe pse ky nuk ishte koordinuar me të.

Vetëm një orë më vonë ai u tha reporterëve se Rusia nuk kishte lidhje fare me zgjedhjen e tij si president.

“U zgjedha vetë. Rusia fare nuk më ndihmoi”, tha presidenti.

Në raportin e Muellerit ishte një kapitull i plotë që tregonte përpjekjet e Rusisë për të u përzier në fushatat zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat