Trump publikon pamje se si kalohet ilegalisht kufiri Meksikë-SHBA

Bota

Trump publikon pamje se si kalohet ilegalisht kufiri Meksikë-SHBA

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:25
Kufiri Meksikë-SHBA

Policia Kufitare e SHBA ka arritur të ndalojë grupimin më të madh të emigrantëve në afërsi të El Paso në Teksas, ndërsa në paraburgim janë dërguar 1036 emigrantë, që përmes rrugëve ilegale kanë hyrë në territorin amerikan.

Në mesin e tyre janë 63 fëmijë, që nuk janë nën shoqërimin e fëmijëve.

Ndërkaq, 934 prej tyre thanë se kishin marrë rrugën për në SHBA, duke qenë në shoqërinë e anëtarëve të familjes.

Në lidhje me këtë aksion policor, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, që publikoi pamjet e hyrjes së emigrantëve në Meksikë në mënyrë të paligjshme.

“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit”, shkruan presidenti amerikan në Twitter, teksa shton edhe video ku shfaqet një grup emigrantësh duke kaluar ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat