Rusia ka ende 10 reaktorë të ngjashëm me Çernobilin për të cilat nuk garantohet siguri

Bota

Rusia ka ende 10 reaktorë të ngjashëm me Çernobilin për të cilat nuk garantohet siguri

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Bota ka marrë shumë mësime nga fatkeqësia e Çernobilit. Një aksident i një reaktori nuklear që së fundi është bërë shumë popullor falë një serie të re që është bërë hit në HBO, shkruan Business Insider.

Edhe pse shumë elementë të fatkeqësisë janë ende misterioze, disa gjëra dihen saktësisht. Më datën 26 prill 1986, bërthama e një reaktori nuklear ishte hapur afër Pripiat(një qyteti që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik), duke dërguar re të mëdha me materiale radioaktive në atmosferë.

Brenda tre muajve të eksplodimit, më shumë se 30 persona vdiçën nga radiacioni akut. Sot shkencëtarët konstatojnë se mijëra njerëz janë ndikuar nga katastrofa.

Por Shoqata Botërore e Energjisë Bërthamore tregon që ka ende dhjetë reaktorë që po operojnë në Rusi. Rusia është tani vendi i vetëm me këso reaktorë, që ishin dizajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Katër të tilla gjenden në Kursk, një qytet në perëndim të Rusisë. Tre të tjerë në Shën Petersburg qytet me pesë milionë banorë, dhe tre të tjerë në Smolensk. Një nga reaktorët në Smolensk ka licencë të operojë deri në vitin 2050, ndërsa licencat e të tjerave skadojnë mes viteve 2021 dhe 2031.

Edhe pse reaktorët kanë pësuar ndryshime për kontrollimin më të mirë të tyre, dizajni i tyre ende po ngjallë shqetësime ndër disa nga shkencëtarët bërthamorë.

“Aspektet themelore të dizajnit nuk mund të ndryshoheshin pa marrë parasysh masat nga zyrtarët rusë. Nuk mund të them se ato kanë rritur sigurinë e këtyre reaktorëve apo standartin në përgjithësi në krahasim me ato që gjenden në perëndim”, thotë Edvin Lyman, drejtor i projektit për siguri bërthamore.

Image

Këto reaktorë mendohej të kishin jetëgjatësi vetëm 30 vjet, por shteti rus ka vendosur që të zgjatë punën e tyre.

Rusia këmbëngulë se ka reaktorët e saj tani përmbushin kushtet ndërkombëtare për siguri.

Shteti përdor fuqinë nukleare për rreth 19% të elektricitetit dhe po shikon se si të zgjerojë programin e saj bërthamor në mënyrë që në fund të shekullit të ketë 80% të energjisë së saj nga energjia bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat