Trump: Jam i gatshëm të takoj Rohanin

Bota

Trump: Jam i gatshëm të takoj Rohanin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:29
Presidenti i iranit, Rohan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se preferon më mirë rrugën e dialogut sesa atë të luftës me Iranin dhe është gati të takohet me presidentin iranian, Rohani.

Deklaratën e sipërcituar, ai e bëri gjatë një interviste në emisionin ”Good Morning Britain”, të kanalit televiziv britanik ITV.

“Irani është jashtëzakonisht armiqësor dhe qëndron prapa terrorizmit në shumë vende të ndryshme’’, deklaroi presidenti i SHBA, duke paralajmëruar se mbetet gjithmonë një mundësi për veprime ushtarake.

“Unë nuk dëshiroj luftën, unë preferoj të flas. E vetmja gjë që nuk duam është që ata të kenë armë bërthamore”, përfundoi Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat