Siria, Irani dhe Koreja e Veriut temë e takimit të Putinit me presidentin kinez

Bota

Siria, Irani dhe Koreja e Veriut temë e takimit të Putinit me presidentin kinez

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:54
Putini me presidentin kinez

Ka shumë çështje që pritet të diskutohen në tryezën e liderëve të Rusisë [Vladimir Putin] dhe Kinës [Xi Jinping], ndërsa pritet që ata të takohen në kryeqytetin rus.

Ky takim përkon me 70 vjetorin e hapjes së marrëdhënieve diplomatike të Pekinit me Moskën.

Kina dhe Rusia “kanë besim të fortë politik të ndërsjellë dhe mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat bazë dhe shqetësimet kryesore të të dyja vendeve”, ka deklaruar presidenti kinez para udhëtimit të tij.

Në skenën ndërkombëtare, të dyja vendet kanë punuar krah për krah për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, për të hartuar dhe ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për t’i dhënë fund qëndrimit në gadishullin Korean.

Të gjitha këto çështje do të jenë në rend të ditës gjatë takimit në Kremlin të mërkurën, shkruan RT.

Gjatë qëndrimit në Moskë, lideri kinez do të marrë pjesë në një performancë në teatrin e Bolshoit.

Ai më pas do të udhëtojë në St.Petersburg për Forumin Ndërkombëtar Ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat