Salina Turda- vendi më i bukur nëntokësor

Bota

Salina Turda- vendi më i bukur nëntokësor

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:00
Salina Turda

Dikur ishte një minierë kripe, sot ndërkaq, është një prej banjave më të famshme në botë – që vizitohet nga miliona turistë – të cilët i nënshtrohen seancave fizioterapeutike të  frymëmarrjes.

Bëhet fjalë për banjën Salina Turda, që gjendet në Kluzh të Rumanisë, që nga shumëkush përshkruhet si vendi më i bukur nëntokësor në botë.

Kjo minierë kripe është përdorur që nga lashtësia, ndërsa prej vitit 1992, për shkak të ajrit shumë të pastër, ajo u shndërrua në një qendër shëndetësore – banjë.

Brenda kësaj miniere gjendet edhe këndi i lodrave për fëmijë, muzeu, amfiteatri për konferenca dhe koncerte, dhe objektet tjera rekreative, që ofrojnë aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese.
Jashtë minierës gjendet një pishinë e mbushur me minerale të dobishme, dhe një natyrë magjepsëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat