Socotra- arkipelagu në të cilin rriten bimë të rralla

Bota

Socotra- arkipelagu në të cilin rriten bimë të rralla

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:21
Socotra

Socotra ose Soqotra (Ishull i lumturisë) është arkipelag në Oqeanin Indian, i përbërë nga katër ishuj, e që administrativisht i takon Jemenit edhe pse gjeografikisht është më afër Somalisë.

Në këtë arkipelag ka 825 lloje të rralla të bimëve, prej të cilave më shumë se një e treta janë shpallur endemike, gjegjësisht si lloje që nuk gjenden askund tjetër në botë. Por, përveç bimëve në këtë arkipelag jetojnë edhe zvarranikë e kërmij, mbi 90% e të cilëve janë po ashtu endemik.

Në detin përreth këtyre ishujve ka 253 lloje koralesh, 730 lloje peshqish dhe 300 lloje gaforresh, karavidhesh e karkalecash.

Socotra është ndarë nga pjesa kryesore kontinentale qysh në kohën kur shumica e kafshëve janë endur lirisht nga një rajon në tjetrin (rreth 250 milion vjet më parë), andaj për këtë arsye në të është  zhvilluar një florë dhe faunë unikate.

Megjithëse klima në këtë arkipelag është e thatë dhe e nxehtë, në të rriten një numër jashtëzakonisht i madh i bimëve të ndryshme.

Tashmë 2000 vjet, Socotra është e populluar me njerëz dhe në ditët e sotme vetëm në ishullin kryesor jetojnë rreth 50.000 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat