Rusët kanë edhe një armë të re: Lëviz më shpejt se zëri, i gjuan caqet edhe deri 50 km lartësi

Bota

Rusët kanë edhe një armë të re: Lëviz më shpejt se zëri, i gjuan caqet edhe deri 50 km lartësi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 00:56

Në Twitter është publikuar videoja e lansimit të një projektili të fuqishëm nga ana e Ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ekspertët, sipas RT-së, mendojnë se sistemi i ri do të mund të mbrojë regjione të mëdha nga raketat balistike interkontinentale.

Edhe komentuesit në YouTube kanë analizuar këtë armë të fuqishme, e cila lëviz me shpejtësi 4 km në sekondë dhe mund të ndalojë kokat bërthamore armiqësore madje edhe në lartësi prej 50 kilometrash.

Disa thonë se raketa pa dyshim e tejkalon shpejtësinë e zërit, ndërsa dyshojnë se ushtria sigurisht e ka testuar S-500 Prometey-n, sistemin e ri kundër raketave balistike, i cili pritet të hyjë në përdorim në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat