“Kam përdorur kokainë”, kandidatit për Kryeministër të Britanisë mund t’i ndalohet hyrja në SHBA

Bota

“Kam përdorur kokainë”, kandidatit për Kryeministër të Britanisë mund t’i ndalohet hyrja në SHBA

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:51
Michael Gove

Një nga kandidatët për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove deklaroi se 20 vjet më parë kishte përdorur kokainë, dhe shpresonte që kjo gjë të mos pengonte garën e tij politike.

Por problemet për rrëfimin e tij të sinqertë duket se kanë nisur të dalin në sipërfaqe. Atij mund t’i pengohet hyrja në SHBA, për shkelje të rregullave të vizave, të cilat të detyrojnë që t’iu përgjigjesh pyetjeve nëse kanë shkelur ndonjëherë ligjet që lidhen me zotërimin, përdorimin ose shpërndarjen e drogave ilegale.

“Zyrtarët e FBI dhe DEA kanë konfirmuar se autoritetet amerikane mund të përdorin rrëfimin e Gove , për ta penguar atë  që të udhëtojë drejt SHBA-së”, njoftoi Sunday Times.

Vizita e fundit publike e Gove në SHBA ishte të intervistonte Donald Trump para se të merrte drejtimin e vendit  në janar 2017. Specialistja amerikan i të drejtës së emigracionit, Susan McFadden, pohoi se pranimi i Z. Gove mund ta bënte ‘të padëshirueshëm’ në SHBA.

“Kjo nuk ka të bëjë  me pranimin e tij që ka përdorur drogë, por faktin që ai ka gënjyer më parë në aplikimin për vizë”, tha McFadden, për Sunday Times.

Gove u zotua të heqë TVSH-në dhe të sjellë një taksë më të ulët të shitjes për të stimuluar biznesin pas Brexit. Ai pretendoi se plani i tij ekonomik është shtyrë nga nevoja për të sjellë investime shtesë, për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar situatën në të gjithë vendin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat