Taras, fshati i lejlekëve, banorët kujdesen për zogjtë shtegtarë

Bota

Taras, fshati i lejlekëve, banorët kujdesen për zogjtë shtegtarë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:27
Lejlekët

Taras, një fshat i vogël i provincës serbe të Vojvodinës, e ka shënuar emrin e vet në harte si atë të vendit të kthyer në simbol të kujdesit për lejlekët. Ai ka kremtuar ditën kushtuar këtyre shpendëve, e cila synon të promovojë ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor mbi lejlekët.

Tarasi ka praktikisht numrin më të madh të çifteve të këtyre zogjve shtegtarë në të gjithë vendin.

“Garantimi i një mjedisi të sigurt për lejlekët këtu në Taras është qëllimi kryesor i shoqate sonë. Për  këtë arsye kemi vendosur platforma të posaçme për t’i ndihmuar kundër goditjeve elektrike. Nga ana tjetër, jemi duke i edukuar fëmijët në mënyrë të  tillë që ta kuptojnë se jeta e lejlekëve gjatë shtegtimi rrezikohet shumë, sidomos për shkak të gjuetisë në vendet islamike dhe rrezikut nga linjat elektrike që vrasin shumë prej tyre”, tha Aleksandra Marovac Cucic, shoqata qytetare.

Aleksandrës, ka disa arsye të forta përse lejlekët e preferojnë vendin e saj.

“Lejlekët e bardhë vijnë në Taras kryesisht për shkak të bllokut të ushqimit këtu, dhe në fshatrat e zonës së Okanj Bara-s, një tjetër faktor është edhe trajtimit tejet pozitiv që marrin nga njerëzit”, argumenton ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat