Arrestohet ish-presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari

Bota

Arrestohet ish-presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:44
Asif Ali Zardari

Ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është arrestuar sot në Islamabad për një rast të pastrimit të parave.

Arrestimi i tij erdhi pasi një gjykatë e refuzoi zgjatjen e afatit për mbrojtje në liri të ish-presidentit dhe motrës së tij. Ata akuzohen për fshehje të ryshfetit në llogari të rreme bankare.

Zardari edhe më parë ka qenë në burg për shkak të akuzave për korrupsion, ndërsa ka shërbyer si president i Pakistanit nga viti 2008 deri në vitin 2013. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë pas vrasjes së gruas së tij, ish-kryeministres Benazir Bhutto.

Sipas korrespondentit të BBC-së në Pakistan, Zardari është vlerësuar për një kohë të gjatë si një ndër figurat më kundërthënëse në Pakistan.

Ai ka qenë në burg në vitet e nëntëdhjeta dhe të dymijëta dhe njihet edhe me nofkën “zotëri 10 për qindëshi” për shkak të dyshimeve se këtë përqindje e ka kërkuar për nënshkrimin e kontratave qeveritare.

Sidoqoftë, vendimet për dënimin e tij më vonë ishin shfuqizuar. Ai e ka mohuar fajin edhe për rastin e fundit lidhur me fshehjen e parave në llogari të rreme, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat