Vullkani në ishullin Sumatra krijon re të madhe të hirit

Bota

Vullkani në ishullin Sumatra krijon re të madhe të hirit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:21
ilustrim

Një grumbull i madh i hirit vullkanik është ngritur gati tetë kilometra në qiellin e ishullit Sumatra në Indonezi pas shpërthimit të një vullkani aktiv në këtë rajon.

Vullkani i malit Sinabung nxori hi vullkanik për nëntë minuta me radhë të dielën, duke shkaktuar panik te banorët e këtij ishulli. Zyrtarët indonezianë paralajmëruan se vullkani ka mundësi të zhvillojë aktivitet edhe në të ardhmen, ndonëse niveli i alarmit mbeti i pandryshuar.

“Pas shpërthimit, nga mesnata deri në orën gjashtë të mëngjesit, kishte në disa raste aktivitet vullkanik”, tha Willy, shkencëtar në pikën vëzhguese të Sinabungut.

Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të përdorin maska. I ndodhur në 2460 metra lartësi mbidetare, vullkani Sinabung ka qenë joaktiv për rreth 400 vjet, para se të shpërthente në vitin 2010, me ç’rast kishin vdekur dy njerëz.

Prej asaj kohe, ky vullkan është bërë një ndër më të rrezikshmit në Indonezi. Dhjetëra njerëz kishin humbur jetën dhe mijëra të tjerë ishin detyruar të zhvendosen për shkak të shpërthimeve të këtij vullkani në vitin 2014 dhe 2018.

Aktiviteti vullkanik ishte përcjellë me tërmete të përsëritura në disa fshatra që ndodhen afër vullkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat