Numri i hebrenjve në botë gjithnjë në rritje - Bota Sot
Numri i hebrenjve në botë gjithnjë në rritje

Bota

Numri i hebrenjve në botë gjithnjë në rritje

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:04
Hebrenj

Sipas të dhënave të Institutit për Planifikim Politik të Popullit Hebre në Jerusalem, popullata hebreje në botë është duke e arritur numrin që e kishte para Holokaustit, respektivisht para Luftës së Dytë Botërore.

Ky institut ka bërë të ditur se, në fillim të viti 2015, janë evidentuar 14.2 milionë hebrenj në botë. Ndërkaq, nëse merren parasysh edhe ata që e kanë njërin prind hebre – atëherë, numri i përgjithshëm i hebrenjve në botë është afër 16.5 milionë – aq sa ishte numri i tyre në prag të Luftës së Dytë Botërore, raporton AP.

Nazistët dhe aleatët e tyre kanë vrarë rreth 6 milionë hebrenj në Holokaust.

Pas Izraelit, ku jetojnë 6.103.200 hebrenj, numri më i madh i tyre jetojnë në SHBA, 5.700.000 sish.

Në dekadën e fundit, popullata hebreje është rritur 8 përqind, që është rritja më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton agjencia izraelite Ynet.

Në raport thuhet se – rritja e popullatës hebreje, është pasojë e rritjes natyrale në Izrael dhe, shkallës së lartë të fertilitetit të tyre në botën perëndimore.

Megjithatë, kjo rritje ka të bëjë edhe më ndryshimin e identifikimit të hebrenjve: 59 % e fëmijëve të rritur në SHBA, që e kanë vetëm njërin prind hebre, tash identifikohen si hebrenj – pra, shumica prej tyre – që nuk ishte rast deri më tash.

Presidenti i institutit, Avinoam Bar-yosef, ka deklaruar se hebrenjtë në SHBA deklarohen të tillë sepse tash respektohen më shumë në këtë vend se sa që respektoheshin dikur.

Ai po ashtu ka thënë se një arsye tjetër është se, Izraeli organizon udhëtimet shkollore jashtë vendit për hebrenjtë e rinj në diasporë, dhe kjo gjë ka sjellë efektin e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...