Me ritmin aktual të ngrohjes globale, 17% e gjallesave detare do të zhduken

Bota

Me ritmin aktual të ngrohjes globale, 17% e gjallesave detare do të zhduken

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Rreth 17% e gjallesave detare (peshq, jo vertebrorë, gjitarë) mund të zhduken deri në vitin 2100 nëse prodhimi i CO2-shit mban ritmin aktual, paralajmëron një vlerësim ndërkombëtar i pazakontë i shfaqur sot në revistën amerikane PNAS.

Ky zvogëlim i gjallesave detare, që ka filluar dhe që merr parasysh vetëm efektet klimatike, pa konsideruar faktorët e tjerë (kryesisht peshkimi dhe ndotja), do të ketë një impakt madhor në biodiversitet por gjithashtu në sigurinë ushqimore.

“Nga ana tjetër nëse bota arrin të ruajë nivelin e ngrohjes globale nën dy gradë Celsius, ky reduktim do të limitohet në vetëm 5%”, thekson ky studim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat