Ebola kalon kufirin e epiqendrës duke kërcënuar në nivel global

Bota

Ebola kalon kufirin e epiqendrës duke kërcënuar në nivel global

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Autoritetet e Ugandës kanë konfirmuar një infeksion te dy pacientë të tjerë që janë gjithashtu nën trajtim, dhe zyrtarët po konsiderojnë shpalljen e një kërcënimi global, raporton Guardian.

Një djalë pesëvjeçar, rasti i parë i konfirmuar i ebolës jashtë Republikës Demokratike të Kongos gjatë epidemisë së tanishme, vdiq të martën mbrëma në Ugandë.

Sipas autoriteteve të Ugandës, vëllai i tij trevjeçar dhe gjyshja 50-vjeçare po trajtohen gjithashtu. Ata ishin të izoluar në një spital afër kufirit me Kongon.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë një komitet të posaçëm për të këshilluar - nëse është e nevojshme të shpallë një kërcënim global shëndetësor pasi zyrtarët konfirmuan se epidemia ebola në DR Kongo është përhapur përtej kufijve të vendit.

Epidemia më e re deri më tash ka marrë jetën e 1400 personave.

OBSH paralajmëroi se ekziston një rrezik shumë i madh për përhapjen e sëmundjeve në nivel rajonal. Epidemia ndikon në krahinat verilindore të Kongos, ku kufijtë janë me Ugandën, Ruandën dhe Sudanin e Jugut.

Në përgatitje për shpërthime të mundshme, Uganda ka vaksinuar gati 4.700 punonjës shëndetësorë në 165 objekte shëndetësore. Punonjësit e shëndetësisë janë gjithashtu të trajnuar për të njohur simptomat e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat