Papa e zbulon një sekret personal

Bota

Papa e zbulon një sekret personal

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 08:11
Papa Françesku

Papa Françesku nxori më në fund një sekret nga jeta e tij private duke thënë se nuk i pëlqenin udhëtimet, edhe pse ai e ka vizituar globin më shpesh në një fraksion kohe se sa çdo paraardhës i tij.

“Po ju them një sekret: nuk më pëlqen të udhëtoj, është e vërtetë’’, tha papa në një audiencë në Vatikan, në prezencën e 400 nxënësve.

Papa tha me shaka se udhëtimet e tij për të ishin ”një dënim” duke e krahasuar atë me mënyrën se si një fëmijë që refuzon ushqimin e tij mund detyrohet të hajë dy racione.

“Është e vërtetë që kur udhëtohet takohen njerëz, njerëz të mirë dhe mësohet shumë nga ta, por nuk më pëlqen të udhëtoj, është në natyrën time”, këmbënguli ai.

Që nga zgjedhja e tij, në mars 2013, papa Françesku ka bërë 30 udhëtime jashtë vendit, mesatarisht pesë në vit, ndërsa paraardhësit e tij, Benedikti XVI dhe Gjon Pali II, kishin mesatarisht përkatësisht 3 dhe 3,85 udhëtime jashtë vendit në vit.

Kohët e fundit, ai vizitoi Rumaninë.

Një vend që ende papa nuk e ka vizituar është Argjentina, vendlindja e tij, ku ka zëra se ka pakënaqësi nga bashkatdhetarët për vizitën e munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat