Përleshje masive në St.Gallen, tre shqiptarë të Kosovës përplasen me 8 zviceran - Bota Sot
Përleshje masive në St.Gallen, tre shqiptarë të Kosovës përplasen me 8 zviceran

Bota

Përleshje masive në St.Gallen, tre shqiptarë të Kosovës përplasen me 8 zviceran

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:10
Përleshje

Tre shqiptarë të Kosovës janë përfshirë në një konflikt fizik masiv në St.Gallen të Zvicrën. Ata janë përplasur me një grup prej 8 personash nga Zvicra, afër vendit të quajtur ‘Bruhl Gate”.

Aty kishte plasur përplasjes mes zviceraneve dhe kosovarëve.

Sipas policisë së qytetit St.Gallen,  dy shqiptarë janë arrestuar dhe katër zviceran janë dërguar në spital pasi kishin qenë të lënduar.

Shqiptari i tretë kishte arritur të shpëtonte.

Shqiptarët ishin të moshës 21 dhe 28 vjeç. Ndërsa të lënduarit zviceran kanë qenë dy të moshës 28 vjeçare, një 29 vjeçar dhe një 35 vjeçar.

Arsyeja e mosmarrëveshjes ende nuk dihet. Policia është duke vazhduar me hetimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...