Vdes ish presidenti i Egjiptit, këto janë fjalët më të fuqishme të tij

Bota

Vdes ish presidenti i Egjiptit, këto janë fjalët më të fuqishme të tij

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:44
Muhamed Mursi

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë, thotë televizioni shtetëror.

Atij njoftohet se i ra të fikët pas një seance gjyqësore ku ishte duke u përballur me akuzat e spiunazhit dhe më pas vdiq. Ai ishte 67 vjeç.

Morsi u rrëzua pas protestave masive një vit pasi mori detyrën si kreu i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Morsi, 67 vjeç, një figurë e lartë në Vëllazërinë Myslimane, u rrëzua nga ushtria në vitin 2013 pas protestave masive.

Ai kishte shërbyer një dënim shtatëvjeçar për falsifikimin e aplikimit për kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2012.

Në njërën nga fjalimet, për burgosjen e tij ka thënë:

"Ata më kundërshtuan të kem një kopje të Kur'anit në qelinë time, por ata nuk e dinë se e kam nxënë përmendësh para 40 viteve. E tëra që dua është ta prek Kur'anin asgjë më shumë ." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat