Disa gjëra që nuk i keni të njohura për presidentin e ndjerë egjiptian, Muhamed Mursi

Bota

Disa gjëra që nuk i keni të njohura për presidentin e ndjerë egjiptian, Muhamed Mursi

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 08:39
Mohamed Morsi

1. Ishtë presidenti i parë që u zgjodh me vullnetin e popullit në zgjedhjet e para të lira në Egjipt

2. Ishtë presidenti i parë që i ka takuar Vëllazërisë Muslimane. Para se të bëhet president ishte kryetarë i Partisë së Drejtësisë, krahut politik të lëvizjes.

Egypt’s President Mohammed Morsi meets with Chinese Vice President Xi Jinping, unseen, at the Great Hall of the People in Beijing Wednesday, Aug. 29, 2012. Morsi was in China on a three-day visit since Tuesday. AP photo

3. Ka qenë presidenti i parë me arsim të lartë akademik. Është doktor i shkencave.

4. Ishtë presidenti i parë të cilën ushtria e rrëzoi me grushtet në koordinim me disa lëvizje politike dhe lider fetarë të Az’;harit dhe koptëve.

5. Ishtë presidenti i parë Egjiptian që u dënua me burg. Muhamed Mursi u dënua me njëzet vjet burg për shkak të “nxitjes së sulmit ndaj protestuesve”

6. Ishtë presidenti i parë i cili është akuzuar për spiunazh në favor të faktorëve të jashtëm, kinse ka spiunuar për Hamasin dhe Katarin.

7. Një fakt shumë pak i njohur për Muhamed Mursin është ajo se ai është hafiz i Kuranit, ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve. (Buhariu)

8. Presidenca egjiptiane ka një numër të madh të pallateve. Ato janë shumë të mëdha dhe luksoze. Kur presidenti Mursi hyri në pallatin presidencial vendosi të mos jetoj në asnjërin prej tyre. Aty kryente detyrat zyrtare ndërsa vazhdoi të jetoj në një banesë me qira.

9. Derisa Mursi ishte president motra e tij u sëmurë seriozisht. Kur shkoi ta vizitoj në spital, mjekët i thanë se ajo mund të marr një tretman më të mirë nëse e dërgojnë në Evropë pse Amerikë. Gjithçka që ju duhej ishte urdhri i tij. Ai nuk pranoi një gjë të tillë sepse familja e tij nuk mund të ketë tretman ndryshe nga egjiptianët tjerë. Motra e tij ndërroi jetë në spitalin shtetërorë sikur të gjithë njerëzit tjerë.

10. Pas grushtetit doli se kishte qenë lideri më pak i paguar në botë. Ai kishte caktuar rrogën e tij 10 mijë dollarë në vjet. Kur e kidnapuan gjatë kohës së grushtetit doli se ai në fakt nuk kishte marrë asnjë rrogë. Detyrën e kishte kryer pa pagesë.

Ky ishte Muahmed Mursi, presidenti Egjiptian i cili u dënua me vdekje nga gjykatat egjiptiane.

Ai vdiq dje më 17/06/2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat