Po trafikonte zogj nga Guajana, arrestohet në kufi 39-vjeçari

Bota

Po trafikonte zogj nga Guajana, arrestohet në kufi 39-vjeçari

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:15
Foto

Një burrë nga Connecticut është akuzuar për tentativë kontrabande të 34 zogjve të rrallë, të familjes së finchëve. Ai i kishte futur shpendët në bigudina flokësh dhe u arrestua në doganë. 

Francis Gurahoo, 39 vjeç, është akuzuar për  trafikimin e zogjve nga Guajana drejt SHBA-së. Zbulimi u bë kur Gurahoo iu nënshtrua një kërkimi të rastit nga zyrtarët e Doganës dhe Kufirit pas arritjes në aeroportin JFK të Nju Jorkut, të dielën në një fluturim nga Georgetoën, Guajana, Amerika e Jugut.

Finchët e kontrabanduar përdoren për të kënduar në gara që zhvillohen në Bruklin dhe Queens, ku fiton ai që ka zërin më të mirë.

Sipas një ankese të ngritur nga prokurorët federalë në Bruklin, Gurahoo, tha se ai kishte planifikuar të shiste finchët për rreth 3 mijë dollarë secili dhe thuhet se pranoi se ai kishte për qëllim t’i kontrabandonte.

Konkurset që përfshijnë këndimin e finchëve mbahen në vende publike si parqe. Dy prej finchëve këndojnë dhe një arbitër zgjedh zogun me zërin më të mirë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat