Rusia SHBA-së: Anulojeni planin për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe mos e provokoni Iranin

Bota

Rusia SHBA-së: Anulojeni planin për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe mos e provokoni Iranin

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:09
Pamje nga takimi

Rusia i ka dërguar mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të marte që ta anulojë atë që e konsiderojnë plan provokativ për dërgimin e trupave në Lindje të Mesme dhe t’i kufizojë aksionet që duken sikur tentim për të provokuar luftë me Iranin.

Komentet, nga zv.ministri i punëve të brendshme në Rusi, Sergei Ryabkov erdhën pas njoftimit të sekretarit në detyrë të mbrojtjes në SHBA, Patrick Sanahan, i cili tha se Uashingtoni planifikon t’i dërgojë 1000 trupa në Lindje të Mesme për qëllim mbrojtës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha këtë të marte se Irani nuk do t’i shpall luftë asnjë shteti dhe Kremlini bëri thirrje për qetësimin e të dyja palëve.

Rybakov i tha reporterëve në Moskë se ata vazhdimisht e kanë paralajmëruar Uashingtonin dhe aleatët e tyre në rajon për atë që ai e quajti “tensionim të pamenduar të situatës në rajon”.

“Tani ajo që ne shohim është një tentim i SHBA-së për ta tensionuar situatën politike, psikologjike, ekonomike dhe ushtarake kundër Iranit, e kjo e gjitha në mënyrë provokatore. Ata nuk duhet të bëjnë asgjë përveç të provokojnë luftë” tha Rybakov.

“Nëse Uashingtoni nuk do luftë, ata duhet ta tregojnë këtë” tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat