SHBA i akordon Ukrainës një ndihmë ushtarake prej 250 milionë dollarë

Bota

SHBA i akordon Ukrainës një ndihmë ushtarake prej 250 milionë dollarë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Pentagoni njoftoi sot dhënien e një ndihme ushtarake në vlerën e 250 milionë dollarëve për Ukrainën, me synimin për të forcuar kapacitetet detare dhe tokësore të ish-republikës sovjetike.

‘’Kjo pakete e re ndihme, që e çon në 1,5 miliard dollarë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën që nga viti 2014, do të shërbejë për të furnizuar veçanërisht ushtrinë ukrainase me armatime dhe radarë’’, thuhet në komunikatën e Pentagonit.

‘’Ky bashkëpunim në planin e sigurisë është bërë i mundur nga përparimet e vazhdueshme të Ukrainës në fushën e miratimit të reformave institucionale, element kyç në aspektin e mbrojtjes, me objektivin për të përafruar Ukrainën me parimet euro-atlantike”, pohoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat