KiE thirrje për të pezulluar bashkëpunimin me rojat bregdetare libiane

Bota

KiE thirrje për të pezulluar bashkëpunimin me rojat bregdetare libiane

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:07
Ilustrim

Komisionarja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës i bëri sot thirrje shteteve evropiane për të pezulluar bashkëpunimin me rojat bregdetare libiane, për aq kohë sa nuk do të ketë garanci për respektimin e të drejtave të njeriut në këtë shtet.

‘’Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet në mënyrë urgjente të rishikojnë aktivitetet dhe praktikat e tyre të bashkëpunimit me rojat bregdetare libiane dhe të identifikojnë ato që kryejnë, drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte, rikthimin e personave që interceptohen në det drejt Libisë, apo për shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. Këto aktivitete duhet të pezullohen derisa të sigurohen garanci të qarta për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, tha Dunja Mijatoviq, në një raport të publikuar sot.

“Personat e shpëtuar nga rojat bregdetare libiane kthehen në Libi, dhe në mënyrë sistematike lihen në izolim, dhe për rrjedhojë i nënshtrohen torturës, dhunës seksuale dhe shkeljeve të tjera serioze  të të drejtave të njeriut”, pohon ajo./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat