Rriten tensionet, Irani rrëzon dronin amerikan

Bota

Rriten tensionet, Irani rrëzon dronin amerikan

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Irani ka rrëzuar një dron të paarmatosur dhe pa ekuipazh të SHBA-së, përderisa ishte duke fluturuar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Hormuz të enjten, duke provokuar kështu rëndë Amerikën.

Ky incident do të shkaktojë diskutime serioze brenda administratës së Trump rreth asaj se si do t’i përgjigjen një sulmi të tillë, të drejtpërdrejt mbi ushtrinë amerikane.

Droni amerikan Navy MQ-4C Titron u rrëzua nga një sipërfaqe iraniane në ajër, përderisa raketa e zbulimit po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare përgjatë ngushticës së Hormuzit të enjten, tha një zyrtar i SHBA-së për ABC News.

Më herët, mediat shtetërore iraniane kishin cituar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit që thoshin se kishin rrëzuar një avion Global Hawk kur kishte hyrë në hapësirën ajrore iraniane, pranë krahinës Kouhmobarak në veri të ngushticës së Hormuzit.

Ky incident nuk është i pari që ka ndodhur ditëve të fundit. Irani kishte rrëzuar edhe një dron amerikan në hapësirën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat