Bolton në Izrael, do ta takojë Netanjahun

Bota

Bolton në Izrael, do ta takojë Netanjahun

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:48
John Bolton

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, do të udhëtojë në Izrael të dielën për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu, thonë burimet nga Shtëpia e Bardhë.

Bolton do të takohet gjithashtu me zyrtarët e sigurisë kombëtare të Izraelit dhe zyrtarët e energjisë atomike gjatë udhëtimit, tha zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Garrett Marquis, shkruan Reuters.

Udhëtimi i paraprin një konferencë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Bahrein të martën dhe të mërkurën me disa propozime për ekonominë palestineze si pjesë e një plani të ardhshëm të paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat