Shefi i gjykatës së OKB-së: Mohimi i Srebrenicës të dënohet si mohimi i Holokaustit

Bota

Shefi i gjykatës së OKB-së: Mohimi i Srebrenicës të dënohet si mohimi i Holokaustit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:07
Foto

Shefi i gjykatës së OKB-së Karmel Agius tha se mohimi i gjenocidit në Sarajevë duhet të jetë i ndëshkueshëm ashtu si mohimi i Holokaustit.

“Ne duhet të reagojmë gjithmonë duke dënuar fuqishëm ata që e mohojnë gjenocidin”, tha Agius. “Është koha për të filluar hetim, pasi ata që mohojnë genocidin duhet të zbulohen”, shtoi ai gjatë fjalimit të mbajtur në një konference në Sarajevë.

Edhe Kryeprokurori i Mekanizmit për Tribunalet Penale Ndërkombëtare, Serge Bramertz tha se mohimi i genocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës po përkeqësohet nga viti në vit.

“Në zemër të Evropës kriminelët e luftës pranohen si heronj. Kjo është e papranueshme”, tha Bramertz.

Munira Subasiç nga Shoqata e Nënave të Srebrenicës thotë se 24 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, krimi ishte ende duke u mohuar dhe e vërteta ishte kontestuese.

Anëtari boshnjak i presidencës shtetërore trepalëshe të Bosnjës, Sefik Xhaferoviç, tha në konferencë se pranimi i së vërtetës nga të gjitha anët është një parakusht për stabilitetin.

“E vetmja rrugëdalje është miratimi i një ligji për ndalimin e mohimit të gjenocidit dhe ndëshkimin e ashpër të saj”, tha Xhaferoviç.

Zyrtarët serbë të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se masakrat e Srebrenicës në vitin 1995 përbënin genocid, ndërsa kanë mirëpritur të dënuarit për krime lufte pas lirimit të tyre nga burgu.

Mohimi i genocidit është një realitet. Ai përdoret për qëllime politike dhe është përhapur përmes rrjeteve sociale duke shkaktuar frikë, urrejtje dhe pabarzi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat