Aeroplani luftarak rus provokon aeroplanmbajtëset e NATO-s

Bota

Aeroplani luftarak rus provokon aeroplanmbajtëset e NATO-s

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:44
ilustrim

Një bombardues rus Su-24 ka fluturuar ulët mbi aeroplanmbajtëse spanjolle “Juan Carlos I”, i cili po zhvillonte manovra në kuadër të trajnimeve të NATO-s në Detin Baltik.

TV-ja spanjolle “Antena 3” bën të ditur se aeroplani rus ka fluturuar mbi aeroplanbartësen spanjolle në lartësi të vogël dhe me shpejtësi të vogël.

Televizioni thotë edhe se ekuipazhi spanjoll e ka vërejtur aeroplanin rus, por manovrimet e tij nuk janë interpretuar si “të rrezikshme”, prandaj anija spanjolle nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash.

Marinat e vendeve anëtarë të NATO-s po marrin pjesë në ushtrimet “BALTOPS 2019”, të cilat po mbahen në Detin Baltik.

Në to po marrin pjesë 44 anije, 40 aeroplanë e helikopterë, si dhe 12.000 ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat