Trump i shkruan letër, Kim Jong Un: Do ta marrë në konsideratë atë që shkruhet

Bota

Trump i shkruan letër, Kim Jong Un: Do ta marrë në konsideratë atë që shkruhet

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:28
Kim Jong Un

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori një letër personale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe tha se do ta shikojë me kujdes përpmbajtjen e saj” njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në një raport të botuar mëngjesin e kësaj të diele në Azi, KCNA nuk dha detaje mbi letrën, por tha se Kim e përshkroi atë si “me një përmbajtje të shkëlqyer”.

“Kim Jong Un tha se ai do të mendonte seriozisht përmbajtjen interesante,”  thhet në raport. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Bisedimet e SHBA-së të Koresë së Veriut kanë ngecur që nga një samit i dështuar në shkurt midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Hanoi të Vietnamit.

Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk kishin parakushte për bisedime të reja, por se përparimi do të kërkonte hapa domethënëse dhe të verifikueshme të Koresë së Veriut për të braktisur programin e saj të armëve bërthamore. Trump pritet të vizitojë Korenë e Jugut javën e ardhshme për takimet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, pas pjesëmarrjes në takimet e G20 në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat