Rusia së shpejti fillon dorëzimin e S-400

Bota

Rusia së shpejti fillon dorëzimin e S-400

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:35
Foto

Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, duke vënë në dukje se bashkëpunimi ushtarako-teknik mes Turqisë dhe Rusisë po përparon në një drejtim pozitiv, tha se “Turqia po tregon një qëndrim solid dhe pa tolerime në çështjen e blerjes së S-400. Dorëzimet e para të S-400 do të fillojnë brenda një kohe të shkurtër”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve Interfaks, Manturov tha se shumë vende të huaja po tregojnë interes për sistemet S-400.

Pasi ka rikujtuar se pak kohë më parë ka filluar dorëzimi i S-400 të blera nga Kina, ministri Manturov ka theksuar se, “Marrëveshja e kryer me Kinën u nënshkrua në prill të vitit 2015, por detajet nuk ishin publikuar. Dorëzimi do të plotësohet në përputhje me kalendarin e përcaktuar në marrëveshje”.

Ndërsa në një vlerësim në lidhje me presionin e SHBA-ve rreth procesit të blerjes së S-400 nga Turqia, Manturov tha se, “Turqia po tregon një qëndrim solid dhe pa tolerime në çështjen e blerjes së S-400”.

“Dorëzimet e para të S-400 do të fillojnë brenda një kohe të shkurtër. Bashkëpunimi ushtarako-teknik dhe zbatueshmëria mes Turqisë dhe Rusisë po përparon në një drejtim pozitiv dhe ne po punojmë për realizimin e saj”, tha Manturov duke theksuar se janë marrë të gjitha vendimet në lidhje me çështjen e dorëzimit të S-400.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një deklaratë të bërë dje ishte shprehur se, “Ne e kemi marrë sistemin S-400 pavarësisht se çfarë deklaratash bëhen nga SHBA-ja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat