Reagimi i shpejtë i nënës, shpëton të birin nga rënia nga kati i katërt

Bota

Reagimi i shpejtë i nënës, shpëton të birin nga rënia nga kati i katërt

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamera e mbikëqyrjes regjistroi momentin kur një nënë arriti ta shpëtojë djalin e saj nga rënia nga shkallët e katit të katërt me reflekset e pabesueshme.

Nëna pasi del nga ashensori me djalin e saj është duke shikuar në telefon derisa djali vendos duart në rrethojat e shkalleve duke menduar se është xham.

Incidenti ndodhi të mërkurën në Medellin, Kolumbi. Video u bë virale në rrjetet sociale dhe menjëherë shkaktoi reagime të përbashkëta.

Disa menjëherë lavdërojnë reflekset e nënës, por ka pasur edhe nga ata që e sulmuan atë për shkak të përdorimit të telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat