OKB paralajmëron për aparteid klimatik pasi të varfrit vuajnë më shumë

Bota

OKB paralajmëron për aparteid klimatik pasi të varfrit vuajnë më shumë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:54
Ilustrim

Ndryshimi klimatik mund të thellojë edhe më shumë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ngrohja globale pritet të shtyjë miliona persona drejt varfërisë dhe urisë, sipas një raporti të ekspertit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Philip Alston.

“Ndonëse njerëzit e varfër janë ata që ndotin më pak, ata mbajnë barrën e ndryshimit klimatik dhe kanë pak mundësi që të mbrojnë veten nga efektet e saj”, tha raportuesi special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.

“Rrezikojmë të hyjmë në skenarin e një aparteidi klimatik ku më të pasurit paguajnë për t’iu larguar nxehtësisë, urisë dhe konflikteve ndërsa pjesa tjetër e botës mbetet që t’i vuajë ato”, tha Alston në një deklaratë që u publikua gjatë një takimi të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

“Ndryshimi klimatik mund të fusë 120 milionë persona në varfëri deri në vitin 2030”, shkruan Alston në raportin e tij, i cili bazohet në studime të publikuara më parë nga Banka Botërore, organizatat e OKB-së dhe grupet jo qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat