Lë pa fjalë botën: Kishte qëndruar në një gropë ariu për një muaj të tërë shpëtohet i gjallë

Bota

Lë pa fjalë botën: Kishte qëndruar në një gropë ariu për një muaj të tërë shpëtohet i gjallë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një njeri nga Rusia për një muaj ka mbetur në një gropë ariu i cili ka arritur të mbijetojë, shkruan DailyMail.

Ai është gjetur në kufirin e Rusisë (Tuva) shkruajnë mediat lokale.

Personi është gjetur nga gjahtarët të cilët e kishin konsideruar si të vdekur por ai kishte pasur forcë ta thotë emrin e tij kështu që është identifikuar se është gjallë.

Gjahtarët kishin parë se trupi i tij ishte tharë nga ajri por janë habitur kur e kanë gjetur të gjallë.

Pamja e videos tregon se si fytyra dhe trupi i Aleksandrit ishin të mbuluar me gjak të thatë dhe të fëlliqur, lëkura e tij ishte me ngjyrë vdekjeprurëse e bardhë dhe sytë e tij të mbyllur mezi hapeshin.

Aleksandri tha se ai pinte urinën e tij për të qëndruar gjallë duke pasur frikë se ariu mund të kthehej në çdo moment për ta mbytur atë.

Image

Mjekët thanë se ishte një ‘mrekulli’ se ai nuk vdiq dhe pranuan se nuk e dinë arsyen se si ishte në gjendje të mbijetonte për kaq gjatë.

Ai u zbulua vetëm pasi një grup gjahtarësh kaluan nga shpella dhe qentë e tyre kërkuan brenda dhe panë atë në gjendjen e tmerrshme.

Gjuetarët kontrolluan brenda dhe panë atë që ata besonin se ishte një mumie njerëzore – derisa identifikuan Aleksandrin se ishte gjallë.

Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe indet i ishin kalbur.

‘Mjekët vendorë thonë se nuk mund të shpjegojnë se si njeriu i mbijetoi këtyre lëndimeve’.

Vendndodhja e saktë se ku është gjetur personi nuk dihet, madje edhe emri i spitalit se ku është trajtuar nuk është bërë i ditur.

Një zëdhënës në ministrinë e shëndetësisë në Tuva kishte thënë se: ‘Nuk mund ta konfirmojmë rastin e ndodhur në Tuva. Nuk është regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Emergjencave apo ndonjë organ tjetër zyrtar (në rajon)’.

Image

Kjo histori e tmerrshme është krahasuar me filmin ‘Revenant‘, të Leonardo di Caprios ku karakteri i tij në film i mbijeton një sulmi brutal të ariut.

Image

Tuva, vendi ku besohet se është gjetur personi është vendi i preferuar për pushimi i presidentit rus Vladimir Putin-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat