Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Bota

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Në Afganistan, sot janë vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur ushtria amerikane me anë të një deklarate, aty nuk u dha ndonjë hollësi për rrethanat e vdekjes së dy ushtarëve.

Identiteti i ushtarëve nuk u bë i ditur, pasi ushtria tha se fillimisht do të njoftojë familjarët e tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku tha se Uashingtoni ka shpresë se një marrëveshje paqeje për Afganistanin do të arrihet përpara 1 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat