KiE me drejtues të ri

Bota

KiE me drejtues të ri

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:49
KIE

Marija Pejçinoviç Buriç zgjidhte Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës.

Kuvendi dje zgjodhi Ministren e Jashtme Kroate Marija Pejçinoviç Buriç si Sekretare të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për një mandat pesë vjeçar duke filluar më 18 shtator 2019. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Marija Pejçinoviç Buriç mori 159 vota, një shumicë absolute, ndërsa Ministri i jashtëm belg Didier Reynders mori 105 vota. Në total, ka pasur 264 vota të hedhura. Në fjalimin e saj pas zgjedhjeve, Pejçinoviç Buriç tha se Këshilli i Evropës është një nga organizatat më të rëndësishme që sot duhet të nxisë dialogun brenda vetë organizatës, por edhe midis shteteve anëtare. “Pra, me të vërtetë dëshiroj dhe shpresoj që përkrahja juaj, që gjatë mandatit tim, do të punojmë së bashku në qëllimet themelore të kësaj organizate, që është paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët evropianë”, tha Pejçinoviç Buriç. Marija Pejçinoviç Buriç aktualisht është Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë që prej datës 19 qershor 2017. Më parë ajo ishte Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë (20016-2017) dhe më parë ajo punoi si një konsulent privat dhe ishte anëtar i HDZ në Parlamentin e Kroacisë (2008-2011).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat