Australi, peshkaqeni sulmon notarin

Bota

Australi, peshkaqeni sulmon notarin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:18
Foto

Dy vjet pasi mahniti publikun duke notuar kanalin La Manche për 12 orë, Peter Shultz (54 vjeç), përjetoi dramë të vërtetë në një plazh jo shumë larg Sydney-it

Veterani i famshëm australian i notit, Peter Shultz, është lënduar rëndë në një sulm të peshkaqenit në Manly Beach të shtetit Uellsi i Ri.

Dy vjet pasi mahniti publikun duke notuar kanalin La Manche për 12 orë, Shultz (54 vjeç), përjetoi dramë të vërtetë në një plazh jo shumë larg Sydney-it.

Peshkaqeni i tmerrshëm e sulmoi Shultz-in derisa notonte me miqtë, ndërsa mbijetoi vetëm falë aftësive të mira fizike dhe notit.

Shultz arriti të largohet nga peshkaqeni dhe të dalë në shkëmb, prej ku është transferuar në spital.

Ai pësoi lëndime në shpinë, bel dhe këmbën e majtë, por është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat