Banka Qendrore Evropiane me presidente të re

Bota

Banka Qendrore Evropiane me presidente të re

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 06:48
Foto

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde u shpreh shumë e nderuar që u emërua si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

“Duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur dhe duke u këshilluar me Komitetin e Etikës së Këshillit të Administratës, kam vendosur të heq dorë provizorisht nga funksionet e drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së gjatë periudhës së emërimit”, shkruan ajo në një Twitter.

Krerët evropianë ranë dakord sot për personat që do të vendosen në pozicionet kyçe të Bashkimit Evropian duke përzgjedhur dy gra, Von der Leyen në drejtimin e Komisionit Evropian dhe Lagarde në krye të BQE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat