OKB-ja: Sulmi ajror në Libi është krim lufte - Bota Sot
OKB-ja: Sulmi ajror në Libi është krim lufte

Bota

OKB-ja: Sulmi ajror në Libi është krim lufte

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se vrasja e 44 imigrantëve në një kamp imigrantësh në Tripoli të Libisë përmes sulmit ajror është qartazi në nivelin e krimeve të luftës.

Përpos personave të vrarë, më shumë se 130 njerëz janë lënduar nga ky sulm ajror. Autoritetet libiane i fajësuan trupat e gjeneralit Khalifa për këtë sulm, ndërsa ata e fajësuan qeverinë.

Shumica e personave të vrarë besohet se ishin nga Afrika subsahariane, të cilët po përpiqeshin të shkonin në Evropë përmes ujërave të Libisë.

Mijëra imigrantë janë duke qëndruar në kampe të ndryshme në Libi. Ky shtet po përballet me dhunë dhe përçarje pas rrëzimit nga pushteti të diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Libi, Ghassan Salama, u shpreh i shokuar nga sulmi në një hangar në Tajoura. Ky rajon është vendstrehim për rreth 600 imigrantë.

Një zyrtar tjetër i Kombeve të Bashkuara tha se në mesin e personave të vrarë ka edhe gra dhe fëmijë.

Përndryshe, një zëdhënës i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha që nuk mund të konfirmojë se kush qëndron prapa këtij sulmi të tmerrshëm në kampion e imigrantëve, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...