Shpërthen vullkani Stromboli, një i vdekur

Bota

Shpërthen vullkani Stromboli, një i vdekur

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një seri shpërthimesh të fuqishme u regjistruan nga krateri i vullkanit Stromboli njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkaneve në Katania.

“Të paktën një person ka vdekur. Një 35-vjeçar nga Milaco, Massimo Imbesi. Ai ishte bashkë me një mik nga Brazili i cili është plagosur lehtë”, sipas informacioneve të dhëna nga kryebashkiaku Lipari Marco Giorgianni.

Mbrojtja civile rajonale siciliane ka dërguar pranë brigjeve të Strombolit një anije ushtarake dhe një anije civile për t’i paraprirë një ndërhyrje për ndihmë ose një evakuimi të mundshëm të ishullit.

Numri i personave të evakuuar deri tani nga fshati Xhinostra ka arritur në 70, shumica e të cilëve janë turistë të frikësuar që nuk duan të kalojnë natën këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat