Së paku 26 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes së një peshkarexhe në brigjet e Honduras.
Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i forcave të armatosura të vendit, Jose Domingo Meza, sipas të cilit 47 marinarë të tjerë u shpëtuan pas incidentit të ndodhur në brigjet e Puerto Lempira.
Dyshohet se peshkarexha kishte dalë në det në kushte meteorologjike të papërshtatshme për të peshkuar dhe kishte humbur kontaktet rreth 40 milje larg bregut.
Shoqata e peshkatarëve të Honduras, deklaroi se varkat më të afërta iu erdhën në ndihmë, por pa mundur që ti shpëtojnë të gjithë.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë, teksa hetimet rreth saj janë në vijim.