Kryeministri pakistanez viziton për herë të parë Shtëpinë e Bardhë

Bota

Kryeministri pakistanez viziton për herë të parë Shtëpinë e Bardhë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:20
Foto

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan do të vizitojë më 22 korrik Uashingtonin për të takuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të përpiqet të rivendosë lidhjet mes dy vendeve aleate por me marrëdhënie shpesh herë problematike.

“Theksi do të vendoset mbi rifillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, njoftoi sot për median një zëdhënës i diplomacisë pakistaneze, Mohammad Faisal.

“Kjo vizitë vjen pas një ftese të bërë nga Trump”, thekson ai.

Kjo është vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë për Imran Khan që prej zgjedhjes së tij në krye të Pakistanit gati një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat