Putin në Itali, shpreson që Roma t’i shkrijë lidhjet mes Moskës dhe Brukselit

Bota

Putin në Itali, shpreson që Roma t’i shkrijë lidhjet mes Moskës dhe Brukselit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:21
Foto

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të enjten se ai shpreson që Italia do të flasë qartë dhe me qëndrueshmëri në favor të përmirësimit të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Rusinë, dhe të ndikojë të Brukseli që largohen sanksionet ndaj Moskës, e cila i konsideron si gabim.

Putin, duke folur në konferencë për media pasi që mbajti takim me Kryeministrin italian, Giuseppe Conte, tha që Moska e kupton që mundësia e Romës për të bërë manovra në këtë aspekt është e limituar, por shpreson që Italia mund t’ia shpjegojë BE-së dëmin që këto sanksione ia kanë bërë, transmeton Gazeta Express.

Putin tha se ai nuk sheh pengesa të pakalueshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Brukselit dhe se është gati për bisedime që përmirësojnë marrëdhëniet, por që për këtë nuk duhet të vendosen kushte.

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë janë të acaruara që nga koha kur kjo e fundit aneksoi pjesën lindore të Ukrainës, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat