Turqia, Rusia dhe Irani përgatiten për samitin e radhës për Sirinë

Bota

Turqia, Rusia dhe Irani përgatiten për samitin e radhës për Sirinë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:13
Ibrahim Kalin

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit planifikojnë të mblidhen për një samit tjetër për të diskutuar mbi konfliktin në Siri.

“Takimi do të zhvillohet në gusht në Turqi”, njoftoi sot zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Gjithashtu pritet që shumë shpjet të takohen liderët e Turqisë, Francës dhe Rusisë në një samit, sikurse është vendosur gjatë takimit të G20-ës në Japoni në fund të qershorit.

Një samit mbi Sirinë në këtë format u mbajt për herë të parë në tetor 2018, kur kancelarja Angela Merkel mbërriti në Stamboll për këtë qëllim, edhe takimi i radhës pritet të zhvillohet sërish në Stamboll, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat