Në Alaskë shënohen temperatura rekorde - Bota Sot
Në Alaskë shënohen temperatura rekorde

Bota

Në Alaskë shënohen temperatura rekorde

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:24
Ilustrim

Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde.

Temperaturat në Anchorage më 4 korrik arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969.

Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta.

Shkencëtarët thonë se Alaksa – që shtrihet në Rrethin Arktik – po ngrohet dy herë më shpet sesa mesatarja globale.

Toka e mbuluar me akull – që gjendet në rreth 85 për qind të territorit të shtetit – është duke u shkrirë. Shumë lumenj, që zakonisht janë të ngrirë dhe përdoren si rrugë transportuese gjatë dimrit, janë bërë të rrezikshme për t’u kaluar, sidomos me makina apo me kamionë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...