Kompania ajrore dënohet me 205 mln €, nuk mbrojti të dhënat e pasagjerëve

Bota

Kompania ajrore dënohet me 205 mln €, nuk mbrojti të dhënat e pasagjerëve

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:21
Foto

Gjoba është ekuivalente me 1.5 për qind të xhiros së British Airways në 2017

British Airways është gjobitur me më shumë se 200 milionë euro, pasi hakerat vitin e shkuar vodhën detajet bankare, të qindra e mijëra pasagjerëve.

Në një deklaratë, British Airways tha se zyra e Komisionerit Britanik të Informacionit, ka si qëllim të gjobisë kompaninë me 205 milionë euro, bazuar në aktin e mbrojtjes së të dhënave.

Gjoba është ekuivalente me 1.5 për qind të xhiros së British Airways në 2017.

Sidoqoftë, kompania thotë se do të marrë në konsideratë apelimin e gjobës dhe se do të marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur pozicionin e saj, transmeton TCH.

Në deklaratë thuhet se kompania kishte reaguar me shpejtësi pas aktit kriminal të vjedhjes së të dhënave, përcjell albinfo.ch.

BA e zbuloi sulmin kibernetik në shtator, disa muaj pasi Bashkimi Europian forcoi ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat e vjedhura përfshijnë emrat e klientëve, adresat postale, ato të email-it si edhe informacionet e kartave të kreditit.

Sidoqoftë, nuk janë prekur detajet e udhëtimit apo pasaportave. Pas publikimit të rastit, BA premtoi se do të kompensonte klientët e prekur dhe i kërkoi ndjesë pasagjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat