Vajza 7 vjeçe vdes e shtypur nga një makinë e parkuar, nisi të lëvizte vetë - Bota Sot
Vajza 7 vjeçe vdes e shtypur nga një makinë e parkuar, nisi të lëvizte vetë

Bota

Vajza 7 vjeçe vdes e shtypur nga një makinë e parkuar, nisi të lëvizte vetë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 07:58
Chantelle Keena

Po luante jashtë shtëpisë, pas një makine, kur automjeti nisi të lëvizte, duke e shtypur.

Vogëlushja 7-vjeçare Chantelle Keenan, gjeti vdekjen në Drogheda, në kontenë e Louth të Irlandës më 7 korrik.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht plagët e marra ishin aq të rënda sa që i shkaktuan vdekjen pak orë me vonë.

Një grup fëmijësh ishin duke lozur pas makinës, kur ajo nisi të lëvizë, ku ndërsa pjesa më e madhe e fëmijëve u larguan, vogëlushja nuk arriti që të ikte, duke u përplasur pas kangjellave.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka shkaktuar aksidentin tragjik.

Familja e vogëlushes e shokuar për ngjarjen e bëri publike ngjarjen në rrjetet sociale, si mënyrë paralajmërimi për të tjerët në mënyrë që të shmangen ngjarje të tjera si ai i Chantelle.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...